OBRM-PDUKM: Pendarovski nëse dëshiron debat me Mickoski le të bëhet kryetar i LSDM-së
Nëse Pendarovski dëshiron të debatojë me presidentin Mickoski, le të bëhet kryetar i LSD-së pas disfatës së 8 majit dhe deri atëherë t’i kërkojë falje Siljanovskës për fyerjet, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Stevo Pendarovski padyshim që i ka lidhur një kordon mëndafshi Dimitar Kovaçevskit dhe tashmë po e shpall ambicien e tij që të bëhet kryetar i ardhshëm i LSD-së nga opozita.
Dhe deri më 8 maj, Pendarovski ka kohë të mjaftueshme për të mbledhur një gram virtyt dhe për të kërkuar falje për të gjitha ofendimet ndaj Gordana Siljanovska Davkovës.
Shpërthimet e mizogjinisë dhe ofendimeve të Pendarovskit vetëm sa tregojnë se ai nuk është as demokrat dhe as i pjekur për postin e presidentit.
Është për të ardhur keq që një njeri si Pendarovski ishte president i Maqedonisë. Ndryshimet janë vetëm një hap larg nesh. Populli do ta kthejë vendin e tij. Maqedonia përsëri krenare”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251