Jackie Chan ka qetësuar fansat pasi u shqetësuan për shëndetin e tij për shkak të disa fotografive që qarkulluan në internet.
Aktori, i njohur për filmat, duke përfshirë “Police Story”, “Rush Hour” dhe “Who Am I?”, u fotografua me flokë të thinjura, duke nxitur fansat të spekulojnë për shëndetin e tij.
Chan tani ka adresuar shqetësimet në rrjetet sociale, duke ndarë një seri fotosh që pasqyrojnë karrierën e tij në festën e ditëlindjes së tij të 70-të në fillim të kësaj jave.
Ai tha se pamja e tij e moshuar në fillim të këtij viti ishte në fakt pjesë e pamjes për një rol filmi.
“Jo shumë kohë më parë, shumë miq panë disa foto të fundit të mia në internet dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin tim”, u tha ylli 6.2 milionë ndjekësve në Instagram.
View this post on Instagram
“Dua të përfitoj nga rasti për t’i bërë të ditur të gjithëve, mos u shqetësoni! Është thjesht një paraqitje për filmin tim të fundit.
Personazhi kërkon që unë të kem flokë të bardhë, mjekër të bardhë dhe të dukem plak”.
View this post on Instagram
“Gjatë viteve, unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të provoj gjëra të reja për një film, pa marrë parasysh nëse është sfidues apo një paraqitje e re për një personazh”.
Chan luajti në më shumë se 30 filma të arteve marciale në vendlindjen e tij Hong Kong përpara se të arrinte famë botërore në “Rumble In The Bronx” në 1995.
View this post on Instagram
Ai vazhdoi të luajë në hitet e Hollivudit duke përfshirë “Rush Hour”, “Shanghai Noon” dhe vazhdimin e saj “Shanghai Knights” etj. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagimi epik i aktores Emma Stone kur e thërrasin në emrin e saj të vërtetë
Zbulohet identiteti i bukuroshes që la pa fjalë Mbappen në Kanë – ka fituar mijëra ndjekës pas videos virale me futbollistin
Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska Murati sqaron thashethemet pas daljes nga BBVA
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251