LAJMI I FUNDIT:

Gurorja në Straçincë, ekologjia pa vendim

Gurorja në Straçincë, ekologjia pa vendim

Akoma nuk dihet nëse do të nis me punë gurorja mbi fshatin Straçincë në Gazi Babë e cila u bë mollë sherri mes banorëve dhe pronarit që do të menaxhojë këtë gurore. Adnan Ajrullahu, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Straçincë tha për Alsat se mbeten në qëndrimin që nuk lejojnë funksionimin e kësaj gurore.

“Sipas disa rregullave, ndërmarrja nëqoftëse nuk punon tre vite prej marrjes së koncesionit, koncesioni I merret. Ai e ka marrë koncesionin në vitin 2015 e sot jemi në vitin 2024, tashmë 9 vjet e jo 3 vjet. Të gjitha kushtet I plotëson që koncesioni ti merret edhe shpresojmë që do ti merret. Si fshat jemi shumë të organizuar, asnjëherë nuk do të punoj edhe sikur të merr leje. Ne më shumë e vlerësojmë vetveten se sa dikush të pasurohet në kurriz të banorëve të fshatit”, tha Adnan Ajrullahu, kryetar i B.L fshati Straçincë.

Banorët thonë se akoma po i vuajnë pasojat e provës së minimit në vitin 2018 ku muret e disa shtëpive u plasaritën. Gjithashtu, banorët thonë se hapja e gurores përveç se dëmton shtëpitë e tyre dëmton edhe të mbjellat bujqësore.


“Një shtëpi të fitoje e 170 shtëpi me nga shtatë ose tetë anëtarë me hekë kjo kurrë nuk bëhet. Nëse fillojnë shpërthimet menjëherë krisin shtëpitë se ato do të lëshojnë shpërthime, si ju thonë atyre, e ne mezi që I kemi ndërtuar një herë se ne më shumë punojmë me duhan”, u shpreh një banor.

“Kur ka shpërthime ato gurët që janë atje bien dhe gjithë fshatin e dëmtojnë. Ata helm po na sjellin, kush e do helmin, a e do dikush helmin. Ç’mos kemi bë edhe nuk I lejojmë, nuk shansë ato me ardh këtu. Deri në nji kemi me vdek por ato nuk I lejojmë të vijnë”, tha një banor.

“Është krisur shtëpia. Shpërthim I fuqishëm ka qenë, ende pa nis kurgjë ka krisur, po kur të bën vazhdimisht shpërthime. Kurrë nuk do të lejojmë me punu atje”, tha një banor tjetër.

Nga Ministria e Ekologjisë thanë se procedurat rreth dokumentacionit të gurores janë në vijim duke mos dhënë detaje se cili mund të jetë epilogu përfundimtar. Në dhjetor të vitit të kaluar, në debatin publik që Ministria e Ekologjisë organizoi me banorët, përfaqësuesit e saj dhe pronarin që do të menaxhonte këtë gurore doli jashtë kontrollit. Ndërsa bashkësia lokale prezantoi dokumentacionin, që sipas tyre, dëshmon ndalimin me punë të kësaj guroreje, banorë të tjerë u përballën verbalisht me pronarin e kompanisë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekologjisë. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori