LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb nga Kosova: Lista Serbe kërkon të bojkotohet regjistrimi i popullsisë, por aktivistët e tyre janë regjistrues në Graçanicë

Politikani serb nga Kosova: Lista Serbe kërkon të bojkotohet regjistrimi i popullsisë, por aktivistët e tyre janë regjistrues në Graçanicë

Lista Serbe ka bërë thirrje gjatë ditëve të kaluara që qytetarët serbë të Kosovës të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë të organizuar nga institucionet e shtetit.  

Megjithatë, sipas politikanit serb nga Kosova, Branimir Stojanoviq, familjarët e zyrtarëve dhe aktivistë të Listës Serbe në komunën e Graçanicës janë në mesin e regjistruesve.

“Ndërsa bëjnë thirrje për bojkotimin e regjistrimit, familjarët e zyrtarëve dhe aktivistë të Listës Serbe në Graçanicë janë në mesin e regjistruesve. Dhe ky njoftim i Listës Serbe, në të cilin shkrehen një duzinë fraza të vjetruara, nuk e ka idenë për pasojat e drejtpërdrejta që do të ketë populli ynë nëse nuk merr pjesë në regjistrim. Do të mbetemi sërish vetëm me problemet tona. Nuk ka kushte për regjistrim dhe jemi kundër që të bëhet në këto momente, por gjasat që ai të shtyhet janë shumë ‘të pakta’”, ka thënë ai.


Lista Serbe: Populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë
Lexo po ashtu Lista Serbe: Populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë

Lista Serbe kishte deklaruar se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga Albin Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës…”.

Ndryshe, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare si dhe dëme të shkaktuara nga lufta e fundit.

Kujtojmë se dënimet për ata që nuk pranojnë të regjistrohen në bazë të ligjit janë nga 30 deri në 2000 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori