Nga: Iain Duncan Smith / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Tre vjet më parë, unë me disa njerëz dhe organizata të tjera u sanksionuam nga Partia Komuniste Kineze (PKK). Kjo përfshinte shtatë deputetë, përfshirë politikanët e tjerë në Evropë të cilët u sanksionuan për shkak të rrezikut që Kina paraqet për Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitet që pasuan, Britania e Madhe është bërë më e varur ekonomikisht nga Kina, pavarësisht faktit të njohur se Kina vazhdimisht i ka thyer rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për subvencionimin e kompanive kineze dhe se e përdor punën e skllevërve për të prodhuar mallrat që kërcënojnë prodhuesit perëndimorë. Megjithatë, ne në Mbretërinë e Bashkuar po bëhemi jashtëzakonisht të prekshëm ndaj një kërcënimi edhe më të madh që lindi nga përparimet në bioteknologji – e që tani shoqërohet me inteligjencën artificiale (AI) në Kinë.
Ashtu si teknologjitë e tjera të avancuara, gjenomika, kur përdoret në mënyrë legjitime, mund të ndihmojë në krijimin e barnave të reja për të luftuar sëmundjet si kanceri. Megjithatë, potenciali i tij për përdorim të dyfishtë do të thotë se mund të përdoret gjithashtu për të krijuar armë të caktuara biologjike ose patogjenë. Në të vërtetë, është shqetësuese se si PKK-ja tashmë ka përdorur të dhënat gjenomike për të profilizuar pakicat etnike, ndërsa përdor embrionet njerëzore për modifikimin e performancës.
Shtetet e Bashkuara tashmë janë zgjuar nga ky kërcënim dhe së fundmi kanë prezantuar legjislacionin historik që pengon aftësinë e kundërshtarëve të huaj për të mbledhur të dhënat gjenomike të qytetarëve amerikanë. Projektligji, i mbështetur nga republikanët dhe demokratët, ndalon gjigantët kinezë të gjenomikës, si BGI Group dhe MGI Tech, që të kenë qasje në kontratat federale.
Megjithatë, pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar, në këtë debat, është në rrëmujë. Vitin e kaluar, qeveria pranoi se BGI-ja paraqet “pikë rreziku” në ekosistemin e shkencës dhe teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkaq vazhdon të lejojë hyrjen e BGI-së në sektorin tonë të gjenomikës. Refuzimi i qeverisë për t’u përballur me BGI-në dhe MGI-në, duke i bërë kjo jehonë dobësisë që tregoi ndaj Huawei-t dhe Hikvision-it, rrezikon të përsërisë gabimet e mëparshme nëse nuk arrijmë ta vlerësojmë rrezikun e kësaj sfide.
Gjenomika është industri prej katër trilionë dollarëve dhe ka rëndësi strategjike për prosperitetin e Mbretërisë së Bashkuar. Lejimi i qasjes së kompanive kineze e minon sigurinë tonë dhe sektorin tonë prijetar në botë për shkencat e jetës, kur ne nuk mund të konkurrojë në çmim me kompanitë e subvencionuara nga shteti kinez.
Derisa BGI Group pretendon të jetë kompani private, megjithatë vepron me laboratorët kryesorë të qeverisë kineze dhe me bankën e gjeneve kombëtare. BGI-ja është në listën e zezë të Pentagonit si “kompani ushtarake kineze” që ka bashkëpunuar me Ushtrinë Popullore Çlirimtare për të zhvilluar testet paranatale në të gjithë botën, nga të cilat të dhënat e gjeneve kthehen në Kinë.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së për AI-në, ka arritur në përfundimin se BGI Group vepron si mjet për mbledhjen e ADN-së për shtetin kinez. Çuditërisht, qeveria jonë ende nuk e ka klasifikuar gjenomikën si Infrastrukturë Kritike Kombëtare (IKK), duke i lënë të ekspozuar qytetarët dhe bizneset e Mbretërisë së Bashkuar.
If large UK private healthcare providers like Bupa or Oxford Nanopore work with BGI or MGI, this will seriously undermine attempts to protect UK citizens.
Nëse ofruesit e mëdhenj privatë të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar – si Bupa ose Oxford Nanopore – punojnë me BGI-në ose MGI-në, kjo do të minojë seriozisht përpjekjet për të mbrojtur qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.
Gjuha e qeverisë për të “shmangur rrezikun” ndaj Kinës, është e kotë pa udhëzimet më të forta për sektorin privat dhe organet kërkimore se kostot afatgjata për sigurinë kombëtare dhe ekonomike tejkalojnë përfitimet afatshkurtra të përdorimit të firmave më të lira kineze. Për më keq, kontraktorët publikë, si Eurofins, tashmë punojnë me kompanitë kineze të gjenomikës, si MGI-ja, ndërkohë që kanë ende qasje në kontratat e ndjeshme me Ministrinë e Mbrojtjes, me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe me [kampusin teknologjik] Porton Down.
Shumë shpesh kemi mbetur prapa në njohjen dhe veprimin ndaj kërcënimit që paraqet Kina. Qeveria duhet të tregojë se mund t’i besohet marrja e vendimeve të vështira, për çështjet e sigurisë kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare