LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në botën e futbollit: Vritet Luke Fleurs

Tragjedi në botën e futbollit: Vritet Luke Fleurs

Futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje gjatë rrëmbimit të një makine.Të shtënat ndodhën në një pikë karburanti të mërkurën mbrëma në periferi të Johanesburgut të Floridës.

Ylli 24-vjeçar i Kaizer Chiefs ishte në pritje për ta mbushur makinën me karburant kur iu afruan persona të armatosur të panjohur, të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti. Një nga të dyshuarit raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.


“Të dyshuarit i drejtuan personit (Luke Fleurs) një armë zjarri dhe e nxorën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, ka bërë të ditur për mediat lokale zëdhënësi i policisë Gauteng, nënkoloneli Mavela Masondo. Kaizer Chiefs, një nga klubet më të njohura në vend dhe 12 herë kampion i ligës, e përshkroi vdekjen e tij si “tragjike” .

Klubi tha se policia po trajtonte çështjen dhe detaje të mëtejshme do të komunikohen në kohën e duhur. Ministri i Sportit Zizi Kodwa tha se ishte “i pikëlluar që një jetë tjetër është ndërprerë për shkak të krimit”.

Mbrojtësi Fleurs iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar, pasi kishte luajtur më parë për SuperSport United. Ish-lojtari U-23 përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.

Ai nuk kishte luajtur ende për kombëtaren A, por u raportua se ishte pranë debutimit të tij. Në faqen e tyre të internetit, Kaizer Chiefs e përshkruajnë Fleurs si një “mbrojtës me klas” me “aftësi të mëdha teknike”.

Ai e filloi karrierën e tij në vitin 2013 në Akademinë Ubuntu Cape Town, sipas mediave lokale. Premier League Soccer tha se do të mbahet një moment heshtje në të gjitha ndeshjet e ligës së lartë dhe të nivelit të dytë këtë fundjavë në kujtim të Fleurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori