LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet i qëllimshëm, zjarri përfshin pyjet e fshatit Niçë në Pogradec

Dyshohet i qëllimshëm, zjarri përfshin pyjet e fshatit Niçë në Pogradec

Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht aishte të fshatit Niçë në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit.

Sipas të dhënave, zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbrëmjen e se mërkurës duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erës. Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët gjatë gjithë natës janë përpjekur në kushte të vështira dhe me mjete rrethanore për izolimin dhe fikjen e flakëve.


Sipas të dhënave më të fundit edhe gjatë orëve të mëngjesit flakët nuk janë mundur të fiken duke vijuar te djegin zonë pyjore.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit. Pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe u fik në pyjet e njësisë administrative të Velçanit.