LAJMI I FUNDIT:

Definohen “agjentët e huaj” në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës

Definohen “agjentët e huaj” në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës
Millosh Bukejlloviq, ministri i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Serbe, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së

Organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime politike ose aktivitete politike, të cilat ndikojnë në opinionin publik dhe ato që shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Serbe përkufizohen si “agjentë të ndikimit të huaj”.

Kjo u konstatua në propozimin e Ligjit për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse të Republikës Serbe, i njohur në publik si ligji për “agjentët e huaj”.

Propozimi u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Serbe.


Ndalime parashikohen edhe në rast të cenimit të “integritetit të Republikës Serbe”.

E reja në propozim është se organizata jofitimprurëse është e detyruar që “të paraqesë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë brenda 15 ditëve nga marrja e burimeve financiare, apo e llojeve të tjera të ndihmës nga një subjekt i huaj”.

Ligji parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë është Millosh Bukejlloviq, i cili është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej korrikut të vitit të kaluar, për shkak të përgjegjësisë së tij për hartimin e ligjit për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Projektligji është dërguar për procedurë në Asamblenë Kombëtare të Republikës Serbe (NSRS) më 28 mars, kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë nga ky institucion.

Sipas programit të punës së Asamblesë për vitin 2024, ky ligj ishte planifikuar për tremujorin e parë, pra duhej të ishte konsideruar në tre muajt e parë të këtij viti.

Asambleja e Republikës Serbe nuk ka treguar se kur do të shqyrtohet projektligji, shkruan evropaelire.

Procedura parlamentare parasheh që ai t’u dërgohet deputetëve, komisionit ligjvënës dhe trupave punuese, pas së cilës kolegjiumi parlamentar duhet të vendosë se kur legjislacioni do t’u paraqitet deputetëve.

Këtë ligj e paraqiti më 2022 Millorad Dodik, presidenti prorus i Republikës Serbe dhe udhëheqësi i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), i cili është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për veprime antikushtetuese.

Kuvendi Kombëtar i Republikës Serbe miratoi draftin e këtij ligji më 28 shtator të vitit të kaluar, i cili u prit me një sërë kritikash nga publiku, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.

Hulumtimi i Radio Evropa e Lirë gjeti se ligji ka ngjashmëri më ligjin rus për agjentët e huaj nga viti 2012.

Çfarë thuhet tjetër në projektligj?
Projektligji ndër të tjera parashikon monitorim të veçantë për organizatat joqeveritare që financohen nga jashtë, ndalim të aktiviteteve politike, nevojën për regjistrim shtesë dhe dërgim të raporteve financiare.

Përveç kësaj, Ministria e Drejtësisë e Republikës Serbe mund t’i propozojë gjykatës kompetente një kërkesë për ndalimin e punës së tyre dhe të paraqesë një raport kundër “personave përgjegjës”.

Është përcaktuar se Ministria e Drejtësisë e Republikës Serbe monitoron aktivitetet e organizatave jofitimprurëse, përveç në territorin e saj, dhe në pjesë të tjera të Bosnjë e Hercegovinës.

Gjoba prej 1.000 deri në 5.000 marka (nga 500 deri në 2.500 euro) janë paraparë edhe për “material promovues të pashënjuar, mosdorëzim të aplikacionit, ose ofrim të të dhënave të pasakta në lidhje me regjistrimin në regjistër dhe mosdorëzim të raporteve brenda afateve të përcaktuara”.

Afatet për krijimin e regjistrit u shkurtuan nga gjashtë muaj, që ishte parashikuar në projektligj, në dy muaj, dhe afati në të cilin ministri duhet të nxjerrë një rregullore për përmbajtjen dhe formën e kërkesës për regjistrim në regjistri, u reduktua nga dy në një muaj.

Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe e miratoi draftin e këtij ligji më 28 shtator të vitit të kaluar, i cili u prit me një sërë kritikash nga publiku, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnjë e Hercegovinë kërkoi tërheqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, sepse vetë ligji, siç thuhet nga OHR, “ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërisë”.

Sipas analizës së organizatës Transparency International BeH, zgjidhja ligjore nuk është në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, kushtetutat e shtetit dhe entitetit dhe ligjet aktuale në Republikën Serbe.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori