Një perlë automobilistike me vetëm 430 kilometra të kaluar, Lexus LFA shitet për gati një milion dollarë
Në botën e superveturave, të pakta janë ato që rrezatojnë ekskluzivitet si Lexus LFA, ikona japoneze e epokës moderne.
Edhe pse nuk fitoi menjëherë zemrat e entuziastëve të veturave pas lansimit, koha i ka dhënë Lexus LFA statusin e një perlë koleksioni, me çmime që tejkalojnë shumë vlerën e tij origjinale, transmeton Telegrafi.
Një njësi e tillë, e lyer me një të kuqe të zbehtë, është pika kryesore e ofertës për fansat dhe koleksionistët.
I prodhuar si i 107-ti në një seri të kufizuar prej vetëm 500 automjetesh, ky Lexus LFA i vitit 2012 dallohet me ngjyrën e rrallë të kuqe, e cila i shton një prekje ekskluziviteti dhe e bën atë një yll të vërtetë në rrugë.
Pamja e tij theksohet më tej nga fellnet 20 inç dhe kapakët e verdhë të frenave, të cilat duken vizualisht mbresëlënës.
Çmimi fillestar i kësaj superveture të vitit 2012 ishte 375 mijë dollarë, por me pajisje shtesë me vlerë 12,500 dollarë, çmimi përfundimtar i shitjes ishte 393,600 dollarë, duke përfshirë të gjitha shpenzimet.
Pronari i parë, i cili e bleu atë në Teksas, mori gjithashtu një komplet ekskluziv çantash, një mbulesë veture dhe shumë shtesa të tjera, duke e bërë këtë LFA një artikull të vërtetë koleksionist.
Me vetëm 431 kilometra të kaluara deri më sot, motori i tij i fuqishëm 4.8 litra V10 nuk ka treguar ende potencialin e tij të plotë të fuqisë.
Brendësia e kësaj LFA është po aq mbresëlënëse, me lëkurë luksoze krem dhe tapete kafe të errët, ndërsa një etiketë e veçantë tregon se është LFA numri 107. Brendësia pothuajse e paprekur dëshmon për përdorimin e rrallë të veturës.
Vetura iu shit pronarit të ri përmes platformës së ankandit Bring A Trailer për 890 mijë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSUV-ja e parë elektrike e Aston Martin vjen zyrtarisht në vitin 2025
Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur
Mercedes pranon: Mund të kemi humbur një pjesë të klientëve të AMG C63
Dikush sapo pagoi një shumë të madhe parash për këtë veturë
Pas 25 vitesh, Smart ForTwo nuk do të prodhohet më
Auto Kaçandolli me paraqitje dinjitoze në Prishtina International Autoshow (Foto/Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta