LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i masakrës së Gjakovës: Britmat e fëmijëve s’harrohen kurrë

Dëshmitari i masakrës së Gjakovës: Britmat e fëmijëve s’harrohen kurrë

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, vazhdojnë t’i rrëfejnë tmerret që panë dhe përjetuan.

Sami Parashumti, rrëfen tmerrin e masakrës së  Gjakovës, ku nga familja Caka, vetëm një djalë  arriti të shpëtonte.

Ai tregon ngjarjen në mënyrë kronologjike dhe tmerrin që kishin përjetuar nga vrasja barbare e ushtrisë serbe ndaj civilëve shqiptarë.


“Në lagjen tonë, kur na kanë rënë, në 12:10 të natës, janë dëgjuar vetëm krisma. Me pa nuk është parë asgjë, krismat edhe piskamat e familjeve Vesa. Janë kanë diku 21 anëtarë më duket. Aty kemi dëgjuar piskamat, kur janë dëgjuar krismat, piskamat janë ndalë. Atëherë ka filluar t’i dalë flaka shtëpisë, i kanë marr nga marketi i kanë dërguar në shtëpi. Kur kanë hy në shtëpi është bërë masakra”, thotë Parashumti, për Klan Kosova.

“Një djalë ka mbet gjallë.  E kam parë në Shqipëri, quhet Dren Caka”.

“Çka më ka treguar ai mua, ai është munduar ta shpëtoj motrën e tij, atë natë kishte ajo ditëlindjen. U mundua ta largojë nga dritarja e banjos, nuk ka mundur pasi nuk kishte forcë nga dora e plagosur, kur ka filluar zjarri ai është larguar nga dritarja e ka dalë ë oborr. Motra e tij. Nënë dhe të gjithë të vdekurit i ka zënë zjarri”.

Në këtë masakër u vranë mbi 70 civilë në atë lagje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori