LAJMI I FUNDIT:

Një burrë e shfrytëzon trafikun e dendur për të mësuar – reagon interneti

Një burrë e shfrytëzon trafikun e dendur për të mësuar – reagon interneti

Videoja e një shpërndarësi porosish teksa dëgjon ligjërata ndërsa ka ngecur në trafik është bërë virale në rrjete sociale.

Klipi i shpërndarë së fundmi në X nga përdoruesi Ayussh Sanghi, tregon shoferin “të zhytur” në mësime në mes të një mjedisi kaotik, duke lënë të nënkuptohet përkushtimi i tij për të mësuar edhe gjatë detyrës, përcjell Telegrafi.


“Pasi të shikoni këtë video, nuk mendoj se keni tjetër motiv më të fortë për të studiuar”, shkroi Sanghi në mbishkrimin e postimit.

Që kur u shpërnda ajo ka grumbulluar mijëra shikime dhe pëlqime.

Ndërsa disa përdorues e panë videon si “frymëzuese”, të tjerë u shprehën të shqetësuar për rreziqet e mundshme të shpërqendrimit në rrugët e ngarkuara.

“Kjo video është kaq frymëzuese, sa më bën të dëshiroj të punoj më shumë se kurrë më parë”, shkroi një komentues.

“Frymëzimi i gabuar mund të dërgojë në aksident”, u shpreh një tjetër. /Telegrafi/