Është krejtësisht e kuptueshme të jesh skeptik për gjithçka që publikohet në internet më 1 prill.
Megjithatë, kjo video duket tmerrësisht e vërtetë.
Pamjet e shpërndara së fundmi tregojnë një marifet të shkuar keq në plazhin Abu Al Hasaniya të Kuvajtit teksa vetura rrokulliset në tokë dhe shoferi në ajër, përcjell Telegrafi.
Supozohet se ai nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit, përndryshe nuk do ishte hedhur vetë nga SUV-i.
Edhe pse ka pësuar lëndime të vogla, fatmirësisht ai ka mbijetuar.
Ende nuk dihet se çfarë shoferi po përpiqej të arrinte me ato marifete, por me sa duket ka dashur të tregojë “aftësitë” e tij të vozitjes para miqve. Përndryshe, nuk do të kishte një aparat fotografik drejtuar veturës.
Bëhet e ditur se autoritetet e kanë sekuestruar modelin Toyota FJ Cruiser të shkatërruar. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Lamborghini: Veturat elektrike super sportive nuk kanë shumë kuptim!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251