Sot doli nga shtypi libri me argumente “BLLACA ‘99” Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe 1998/1999.
Në libër pasqyrohen rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Bllacës, aty ku kishte vdekje, lindje, uri, sëmundje… pra të gjitha këto tmerre që i kishin përjetuar populli shqiptar i detyruar me dhunë që të largohen nga vatrat e tyre, janë të pasqyruara në këtë libër me shumë vlera historike e mbi të gjitha ky libër mund të vlerësohet edhe si njësi fakto-grafike që nxjerrë në pah gjithë të vërtetat e asaj kohe të vështir e me shumë sakrifica që populli ishte në aktin e fundit të jetesës apo vdekjes.
Mbi këto dëshmi të dëshmitarëve përjetues që kanë kaluar disa orë, ditë apo muaj në Fushëgropën e Bllacës është punuar libri me mjaft përkushtim, duke mos ekzagjeruar as edhe një ngjarje apo përjetim të dikujt, por duke u bazuar në ngjarje përjetuese të dëshmitarëve të gjallë të asaj kohe.
Shënimet i përmblodhi z. Jahja Lluka, kurse redaktimin dhe përgatitjen teknike e punoi uniART Creative (Dibran Fylli), me lektor z. Sabit Jaha, korrektor z. Zeqir Bekolli dhe recensionet e Prof.dr. Hakif Bajrami e Parim Kosova, shtypi dhe botoi Focus Print nga Shkupi.
Libri ka gjithsej 296 faqe të formatit A5, me kopërtina lidhje e fortë, brendia shtyp me ngjyra, ku secili shkrim është pasqyruar edhe me fotografi të kohës.
Përurimi i librit bëhet më 10 Prill 2024, nga ora 14:00 në Han të Elezit, të Memoriali “Muri e treni i kujtesës, në fushëgropën e Bllacës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251