LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ka pësuar dëmtim akut të veshkave pas rregullimit të flokëve

Gruaja ka pësuar dëmtim akut të veshkave pas rregullimit të flokëve

Profesionistët mjekësorë po paralajmërojnë për efektet anësore të mundshme të disa trajtimeve të flokëve pasi një grua ka pësuar lëndime në veshka pas një seance në një sallon.

Gruaja nga Tunizia ka pësuar tre lëndime akute të veshkave midis vitit 2020 dhe 2022. Sipas ekspertëve francez, dëmtimi i veshkave të saj lidhet me disa produkte për zbutjen dhe drejtimin e flokëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

26 vjeçarja nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore kur ajo kërkoi ndihmë, ndërsa pas trajtimit të flokëve ajo filloi të vuajë nga të vjellat, ethet dhe dhimbjet e shpinës.


Pas ekzaminimit, stafi mjekësor zbuloi nga analizat se gjaku i saj përmbante nivele të rritura të kreatininës plazmatike, produkt ky i cili kur hyn në gjak filtrohet nga veshkat.

Kur gruaja shkonte në sallon, parkuierja aplikonte një krem në flokët e saj që përmbante 10 për qind acid glioksilik i cili edhe konstatohet të ketë qenë shkaktari i dëmtimit të veshkave.

Ndryshe, një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), sugjeron se produktet kimike për rregullimin e flokëve mund të rrisin edhe rrezikun e kancerit të mitrës te gratë. /Telegrafi/