LAJMI I FUNDIT:

Avokati Kërveshi dhe kompania “Kërveshi & Partners” shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Avokati Kërveshi dhe kompania “Kërveshi & Partners” shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Platforma prestigjioze në botë për vlerësimin e avokatëve dhe shoqërive të avokatisë “The Legal500” me seli në Londër, ka shpallur rangimin e avokatëve më të suksesshëm për vitin 2023-2024.

Në mesin e avokatëve më të suksesshëm për vitin 2023-2024, është edhe avokati i njohur Kujtim Kërveshi.


Kërveshi shpallet avokati i parë i ranguar në vlerësim vjetor, duke zërë vendin e parë në listën e “leading individuals”, ndërsa shoqëria e avokatisë “Kërveshi & Partners” shpallet firma më e suksesshme e avokatisë, e ranguara e para nga gjitha avokaturat në këtë konkurrim vjetor dhe zënë vendin e parë ne kategorinë “TOP TIER 1”, ndërsa avokati Gent Spahija nga kjo firmë e avokatisë është ranguar në kategorinë e “partnerëve të gjeneratës së ardhshme.

Kjo është bërë e ditur nga vetë avokati Kërveshi si dhe shoqëria e avokatisë “Kërveshi & Partners”.

“Jemi të emocionuar të ndajmë lajmin emocionues se studio jonë ligjore është renditur si Firma Juridike TIER Nr. 1 në Kosovë për vitin 2024! Kjo njohje e çmuar është një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj përsosmërisë, përkushtimit ndaj klientëve tanë dhe punës së palodhur të ekipit tonë të talentuar”, thuhet në një postim të “Kërveshi & Partners”.

“Kërveshi & Partners” kanë shtuar se kjo arritje rikonfirmon pozicionin tonë si lider në industrinë ligjore dhe se janë thellësisht mirënjohës për besimin që klientët dhe publiku kanë dhënë tek ne.

“Ndërsa vazhdojmë të përpiqemi për përsosmëri, ne mbetemi të palëkundur në misionin tonë për të ofruar zgjidhje të jashtëzakonshme ligjore dhe për të mbështetur standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit”, thuhet tutje në njoftim.

Lista e plotë dhe informacionet tjera mund të gjinden KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori