LAJMI I FUNDIT:

Qentë kafshojnë qytetarët në Cërrik dhe Prrenjas, procedohet penalisht të zotët

Qentë kafshojnë qytetarët në Cërrik dhe Prrenjas, procedohet penalisht të zotët

Dy persona janë proceduar penalisht në prokurorinë e Elbasanit, për shkak se qentë që ata mbanin sulmuan dhe kafshuan dy qytetarë.

Rastet e shkëputura nga njëra tjetra kanë ndodhur respektivisht në Cërrik dhe Prrenjas. Policia bën me dije se procedimi në gjendje të lirë nisi për një 31-vjeçar në Cërrik, pasi qeni i tij kafshoi një 12-vjeçar. Ndërkohë që rasti i dytë ndodhi në Prrenjas, ku në prokurori u referuan materialet për një 47-vjeçar, qeni i të cilit sulmoi një kalimtar të moshës 60-vjeç.

Dy personat në fjalë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me rastet.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar në këmbë një 12-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar një shtetas 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori