Pronarët e Tesla-s përfitojnë “opsionin me vetëdrejtim të plotë” falas për një muaj për të parë se si funksionon
Pronarët e automjeteve Tesla të cilët nuk zgjodhën opsionin me vetëdrejtim të plotë (FSD) do të kenë mundësinë ta provojnë atë falas.
Por kjo do të mund të ndodh me kusht që makina të jetë e pajisur siç duhet për të.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Elon Musk e ndau lajmin në X, por duket se ka diçka më shumë që po ndodh prapa skenave në lidhje me sistemin famëkeq të ndihmës së shoferit të Tesla-s.
That will happen too https://t.co/SiSHhVJdFb
— Whole Mars Catalog (@WholeMarsBlog) March 26, 2024
Një memo e brendshme e Tesla-s dyshohet se udhëzon punonjësit e kompanisë të instalojnë FSD në të gjitha automjetet.
Ata janë gjithashtu të udhëzuar që të marrin pronarët në një provë të shkurtër për të demonstruar sistemin.
Raporti i Bloomberg sugjeron që kjo nuk vlen vetëm për blerjet e reja, por edhe për pronarët e automjeteve të vjetra që vijnë për shërbime.
Është gjithashtu e paqartë nëse ky opsion i FSD-së është i motivuar nga arsye ligjore, një shtytje marketingu ose një kombinim i të dyjave.
Në dhjetor 2023, Tesla tërhoqi mbi dy milionë automjete për një përditësim të softuerit në sistemin e saj Autopilot, duke kërkuar masa më të rrepta për të siguruar që drejtuesit të mos abuzojnë me sistemin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Lamborghini: Veturat elektrike super sportive nuk kanë shumë kuptim!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251