LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet pa lënë një garë në gjysmë, Verstappen tregon se si i mori makina flakë

Dy vjet pa lënë një garë në gjysmë, Verstappen tregon se si i mori makina flakë

Kampioni i botës Max Verstappen nuk ka përfunduar sot garën në Formula 1, gjë që nuk i kishte ndodhur saktësisht tash e dy vite.

Verstappen e nisi garën në Melburn nga pozicioni i parë, por u parakalua nga fituesi i garës për Çmimin e madh të Australisë, Carlos Sainz.

Që në fillim ishte e qartë se diçka nuk shkonte me makinën e Verstappen dhe kur filloi të dilte tym nga pjesa e pasme e makinës në xhiron e katërt, ishte e qartë se gara e tij kishte përfunduar.


Verstappen e kuptoi menjëherë në fillim të garës se kishte një problem me makinën, por shkakun e saktë e zbuloi vetëm kur e ndali garën.

Carlos Sainz fiton Çmimin e Madh të Australisë, lë pas vetes shokun e skuadrës Charles Leclerc
Lexo po ashtu Carlos Sainz fiton Çmimin e Madh të Australisë, lë pas vetes shokun e skuadrës Charles Leclerc

“Freni i pasmë djathtas nuk funksiononte mirë që në sekondën e parë të garës dhe temperaturat vazhduan të rriteshin derisa mori flakë. Ndjeva se ekuilibri i makinës ishte prishur sapo u nisa”, ka thënë  tha Verstappen, i cili i dha fund serisë së tij prej 43 garash radhazi që i përfundoi.

Herën e fundit që ai doli nga gara ishte në Çmimin e Madh të Australisë në vitin 2022, dhe që atëherë ai ka përfunduar çdo garë, madje duke marrë pikë.

“Ne patëm shumë gara të mira radhazi dhe e dija se do të vinte një ditë kur do të më duhej të tërhiqesha, dhe fatkeqësisht ajo ditë ishte sot”, nënvizoi holandezi.

Verstappen mbetet i pari në renditje me 51 pikë, katër më shumë se Charles Leclerc dhe pesë më shumë se Perez që mbajnë pozitat dy dhe tre. /Telegrafi/