LAJMI I FUNDIT:

Megi Pojani tregon historinë personale të ngacmimit seksual: Ishte pronar i një televizioni

Megi Pojani tregon historinë personale të ngacmimit seksual: Ishte pronar i një televizioni

Në episodin e radhës, ‘MeKast’, nga Megi Pojani dhe dy motrat e saj, një nga temat që është trajtuar ka qenë ajo e ngacmimit seksual.

Megi ka shkuar më tej, kur ka ndarë me publikun një rast personal, kur një pronar televizioni e ka ngacmuar dhe i kërkuar në mënyrë intensive që të takohen, pas një interviste që ajo kishte dhënë në këtë kanal.


“Në momentet që kam pasur të bëj me burra, dhe kam pasur marrëdhënie me burra, ka pasur ngacmim dhe flirt, por e quaj të shëndetshëm kur nuk merr përgjigje mbrapsht, dhe nuk më pengon në punë, përveç një rasti.

Foto: Top Channel/YouTube

“Ta them? Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në IG pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra.

Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thash faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim.

Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thash pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt…

Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thash që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz, dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një roman ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë”, tregon Megi. /Top Channel/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Sarah Berisha tregon se sa paguhet si blogere për një postim në Instagram

Sarah Berisha tregon se sa paguhet si blogere për një postim në Instagram

Magazina
Kalo në kategori