LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 merr një barazim sensacional ndaj Gjermanisë U21

Kosova U21 merr një barazim sensacional ndaj Gjermanisë U21

Kosova U21 ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Gjermanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Sllovaki në 2025.

Gjermania ishte në sulm që nga minuta e parë në kërkim të golit, por që Kosova tregoi një disiplinë të lartë në aspektin defanziv.


Përzgjedhësi Afrim Tovërlani kishte vendosur që kësaj ndeshje t’i qasej me formacionin 5-4-1 që në fund doli të ishte i suksesshëm pasi ‘Dardanët’ morën një pikë ndaj një kundërshtari tejet të fortë.

Në këtë ndeshje u veçuan portieri Mustafë Abdullahu, mbrojtësit Andi Hoti, Ardi Ajdini dhe Florjan Haxha, të cilët u vlerësuan me nota të larta për paraqitjet e tyre.

Kosova gjendet në pozitën e katërt në grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ‘Dardanët’ kanë nëntë pikë të grumbulluara ndërsa xhiron e ardhshme do ta luajnë në muajin shtator në udhëtim ndaj Izraelit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori