LAJMI I FUNDIT:

OriginAL, programi për të rinjtë e diasporës hap aplikimet për vitin 2024

OriginAL, programi për të rinjtë e diasporës hap aplikimet për vitin 2024

Organizata joqeveritare GERMIN në bashkëpunim me Global Albanians Foundation kanë hapur thirrjen për aplikim në programin OriginAL.

Sipas një njoftimi OriginAL nuk është thjesht një program, është një përvojë unike dhe pasuruese e krijuar për të ndihmuar të rinjtë e diasporës shqiptare të lidhen me rrënjët e tyre shqiptare, të njohin më thellë trashëgiminë dhe të eksplorojnë kulturën shqiptare.


“Nëse jeni nga mosha 18 deri në 24 vjeç dhe me origjinë shqiptare, OriginAL është mundësia juaj ideale për t’u lidhur me vendet tuaja të origjinës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, këtë vit OriginAL prezanton një opsion të ri: pjesëmarrësit do të kenë fleksibilitetin për të zgjedhur periudhën që u përshtatet më së miri për udhëtimin e tyre. Pas suksesit të dy grupeve në vitin 2023, këtë vit do të kemi tre grupe: grupin e parë (30 maj – 11 qershor), grupin e dytë (18 – 30 korrik) dhe grupin e tretë (3 – 15 tetor).

Mënyra e aplikimit është shumë e shpejtë dhe e thjeshtë. Aplikoni tani në linkun: application.origin-al.org

Thirrja është e hapur deri me datë 1 prill 2024. /Telegrafi/