LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë sot një seancën plenare ku në rend të ditës është ngritja e dy komisioneve hetimore.

Kuvendi do të diskutojë projektvendimin për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi si dhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe Akti normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””.


Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa projektligje si ai “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”, si dhe projektligjin “Për sigurinë kibernetike”

Po ashtu, Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

Në rend të ditës në seancën e sotme është edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”, projektvendimet për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit të Statistikave si dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori