Sot, marka Popeyes® dhe Global Foods LLC, pjesë e kompanisë Balkan Foods – përfaqësues i brendit Burger King® Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje për të zhvilluar markën Popeyes® në Kosovë këtë vit, për të vazhduar në Shqipëri, Mal të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinë në vitet në vazhdim.
E themeluar në New Orleans në vitin 1972, Popeyes® ka më shumë se 50 vjet histori dhe traditë kulinare duke përfshirë profilet e shijes Cajun dhe Creole. Popeyes® dallohet me një menu unike të stilit të New Orleans-it, të zhvilluar nga një ekip i brendshëm i kuzhinierëve të trajnuar profesionalisht.
Pula e famshme Popeyes® është e përgatitur e freskët, e marinuar për të paktën 12 orë duke përdorur erëza të veçanta dhe e gatuar ngadalë deri në përsosmëri.
Adhuruesit e pulës shumë shpejt do ta kenë rastin të provojnë produkte të menusë me famë botërore, përfshirë këtu produktin kyç Chicken Sandwich, i cili është shpallur si produkti më i suksesshëm kur është lansuar në 2019 në SHBA.
Ne jemi entuziastë që po sjellim pulën ikonike të Luizianës Popeyes® për klientët në Kosovë dhe Shqipëri. Jemi të bindur që Global Foods, pjesë e kompanisë Balkan Foods, zhvilluesi ynë ekskluziv afatgjatë, do të zhvillojë dhe operojë me sukses markën në këto vende,” tha Thiago Santelmo, president i International, Restaurant Brands International, kompania mëmë e markës Popeyes®.
“Ne jemi krenarë që shohim Popeyes® duke vazhduar të zgjerohet në Evropë dhe në mbarë botën, me synimin për t’u bërë brendi më i dashur i pulave në botë.”
“Jemi shumë krenarë për të udhëhequr lansimin e Popeyes® në Kosovë. Është një markë ikonë e tregut të pulës dhe jemi plotësisht të përkushtuar për suksesin e saj në Kosovë dhe më gjerë,” tha Shkumbin Muçolli, drejtor ekzekutiv i Balkan Foods.
“Kompania jonë shkëlqen në menaxhimin e brendeve të njohura, kështu që ne kemi një mundësi të shkëlqyer biznesi përpara nesh, e cila do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe do të diversifikojë tregun e shërbimit të shpejtë në Ballkan”. Ai inkurajoi të gjithë të interesuarit, që në ditët në vijim të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij brendi të njohur, ku si vlerë të veçantë potencoi mundësitë e zhvillimit profesional.
Kompania Global Foods, pjese e kompanisë Balkan Foods, është e përkushtuar t’u ofrojë klientëve një përvojë të shkëlqyer dixhitale, duke përdorur personalizimin dhe kanalet më të fundit të shërbimit në mënyrë që klientët të përjetojnë shërbimin ikonik mikpritës, që është karakteristikë e brendit.
Popeyes® është një nga markat më të mëdha në botë të restoranteve të shërbimit të shpejtë të pulave me mbi 4,300 restorante në mbi 35 vende të botës. Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të planit të zgjerimit të Popeyes® në Evropë, me restorantet Popeyes® tashmë të pranishme në Spanjë, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Francë dhe së fundmi në Poloni dhe Republikën Çeke.
Restoranti i parë Popeyes® në Kosovë është planifikuar të hapet në gjysmën e dytë të këtij viti.
Rreth Popeyes®
E themeluar në New Orleans, Luiziana SHBA në vitin 1972, Popeyes® ka më shumë se 50 vjet histori dhe traditë të kuzhinës. Pasioni i zinxhirit për trashëgiminë e tij në Luiziana dhe ushqimin autentik me shije Cajun, ka mundësuar që Popeyes® të bëhet një nga restorantet më të mëdha në botë të shërbimit të shpejtë të pulave me mbi 4,300 restorante në SHBA dhe në mbarë botën.
Popeyes® është një degë e Restaurant Brands International Inc. (“RBI”), një nga kompanitë më të mëdha në botë të restoranteve të shërbimit të shpejtë me mbi 40 miliardë dollarë shitje vjetore në të gjithë sistemin dhe mbi 30,000 restorante në më shumë se 100 vende. RBI zotëron katër nga markat më të spikatura dhe ikonike të restoranteve të shërbimit të shpejtë në botë – BURGER KING®, TIM HORTONS®, POPEYES® dhe FIREHOUSE SUBS®.
Deklaratat largpamëse
Ky publikim përmban deklarata largpamëse në lidhje me ngjarjet e ardhshme që nuk janë garanci për performancën e ardhshme dhe përfshijnë një sërë rreziqesh dhe pasigurish, duke përfshirë ato të deklaruara në dosjet e RBI-së në SEC. Përveçse siç kërkohet nga ligji në fuqi, ne nuk marrim përsipër asnjë detyrim t’i përditësojmë këto deklarata largpamëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë