Institucioni më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës ka “rrëshqitur” në një votim të dyshimtë, me anë të të cilit miratoi në parim një projektligj shumë të rëndësishëm.
Gjithçka ka ndodhur në seancën e së enjtës, ku në rend dite mes shumë projektligjesh ishte edhe ai për Tekstet Shkollore.
Dilemat u ngritën pasi që vet Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit ra në konfuzion se a kishte vota të mjaftueshme apo jo.
“A jeni të sigurt që këto janë votat, nuk e di.Vetëm për qështje korrektësie, a mund të më tregoni nga mazhoranca, kështu vetëm për informatën time, kush nuk ka marrë pjesë fare në votim nga mazhoranca…jo sepse atëhere nuk është numri i saktë që 62 vota janë për” deklaroi Konjfuca.
Megjithë dilemat që vet kryeparlamentari ngrit dhe pyetjen që u bëri deputetëve të mazhorancës, ai nuk mori një përgjigje nga ta.
Pavarëisht kësaj, Konjufca mori një vendim që projektligjin në fjalë ta konsideroj të votuar. “Mirë, nese nuk po tregoni pra cilët, 62 vota për, 1 apstenim, ka kaluar projektligji për tekstet. Parlamenti i miraton këtë projektligj”, tha Konjufca.
Në fakt dilemat e që i pati Konjufca, konfirmohen edhe nga video që shfaqë momentin e votimit të deputetëve për këtë projektligj në seancë plenare.
Siç shihet edhe në pamje që ofron vet Kuvendi, ekziston konfuzion i madh nëse në të vërtetë kanë marrë pjesë në votim mbi 60 deputetë. Dilemat edhe më shumë për këtë çështje i ka ngritur edhe një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhejt fjalë për Visar Korenicën, që në “Debat Plus” deklaroi se ky projektligj nuk mund të konsiderohet i votuar, pasi që sipas tij në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë.
“Sipas asaj që unë di përmbrenda nuk ka kalu. Janë përmend 62 vota sepse kemi problem me sistemin elektronik të votimit. Sipas numrit te votave duhet të janë 60 qe kanë marrë pjesë në votim, mbetet me u verifiku me adminisratën e kuvendit, kanë ndodhë raste të tilla për shkak të teknikës nuk janë numëru votat si duhet” ka thënë Korencia.
Sipas tij këto telashe po ndodhin për shkak të mosfunksionimit të sistemit elektronik të veotimit. Ndërkohë, në lidhje me gjithë këtë situatë konfuze të krijuar Indeksonline ka kërkuar sqarime nga Kuvendi i Kosovës. Por, deri në momentin e publikimit të këtij teksti, Kuvendi ka qëndruar i heshtur përpabllë këtyre dyshimeve të mëdha, për mungesë kuorumi në momentin e votimit të projektligjit të lartcekur./Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për korridoret
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë