Moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm edhe gjatë javës së ardhshme. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se nga mesi i javës në disa zona më të larta, temperaturat mund të bien edhe nën zero grade Celsius. Profesori Tosho Arsov nga Fakulteti I Shkencave Bujqësore, thotë se ulja e temperaturave për një periudhë më të gjatë, do të rrezikonte frutikulturën dhe të mbjellat në përgjithësi. Për momentin ulja e temperaturave do të rrezikonte më së shumti kajsinë dhe pjeshkët që pothuajse kanë lulëzuar plotësisht.
Qytetarët bëjnë mirë që të mos i lënë anash palltot, ndërsa çadrat t’i mbajnë me vete, sepse edhe gjatë ditëve në vazhdim moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm.
Madje nga mesi i javës së ardhshme, në disa zona, temperaturat do të zbresin nën zero gradë celsius.
Nesër temperaturat do të variojnë nga 14 deri 21 gradë Celsius.
“Nesër dhe në orët e pasdites do të jetë mot kryesisht me diell, por vende -vende do të shfaqen edhe vranësira. Nga fundi i ditës do të shtohen vranësirat, kështu që gjatë orëve të natës së martë dhe gjatë të martës do të ketë reshje lokale, ndërsa në zonat rreth 1600 m mbi nivelin e detit do të ketë edhe reshje bore. Të martën do të ketë edhe erë të përforcuar nga veriu, veçanërisht reshje shiu në rajonin e Vardarit. Do të regjistrohet ulje e temperaturave gjatë ditës së martë dhe të mërkurë. Temperaturat e mengjesit gjatë së mërkurës dhe të enjtes do të jenë më të ulta, në disa vende do të jenë edhe nën zero gradë, konkretisht në rajonin e Osogovës dhe Malishevës”, tha Lençe Desova nga Enti Hidrometerologjik
Luhatja e temperaturave nëse zgjat për një periudhë më të gjatë, mund të dëmtojë të mbjellat, posaçërisht frutikulturën që tashmë ka lulëzuar ose është në fazë lulëzimi.
Profesori Tosho Arsov, nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore thotë se nga ulja e temperaturave do të rrezikohej kajsia dhe pjeshka, që pothuajse kanë lulëzuar plotësisht.
“Një pjesë e pemëve në disa rajonë janë në fazën e lulëzimit, apo tashmë kanë lulëzuar. Kajsia në pjesën më të madhe të vendit ka lulëzuar, gjithashtu pjeshkët janë para lulëzimit, ose në disa zona tashmë kanë lulëzuar pjesërisht. Kështu që këto lloj pemësh në rast se gjenden në temperatura të ulta mund të ngrijnë pjesërisht apo plotësisht dhe të dëmtohen. Ajo që përmendët ju se në malet e Osogovës dhe Malishevës mund të ketë ulje të temperaturave ,atje ka më shumë kumbulla dhe vishnje, ato janë ende në fazë , nuk ka shumë rrezik që të dëmtohen. Megjithatë, në raste se temperaturat bien në minus 3 apo minus 4 gradë Celsius dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë ashtu, atëherë edhe këto frutikultura do të rrezikoheshin”, tha Arsov.
Nga dita e enjte, siç informojnë nga Enti Hidrometeorologjik, na pret mot më i ngrohtë./tvklan.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çitaku: Zgjedhjet më së largu në korrik, koalicioni me LVV vështirë i mundshëm
Kallëzim penal për një kryetar komune në Maqedoni i cili ka ndarë para nga buxheti gjatë zgjedhjeve
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja – nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore