Drejtori i Institutit Pedagogjik, Ismet Potera, ka shprehur shqetësimin e tij rreth mbikëqyrjes së mësimdhënësve në ligjëratat e tyre, duke thënë se në disa shkolla, në orët e historisë ligjërohet për fenë islame.
“Një numër i madh i mësimdhënësve në lëndën e historisë apo edhe të tjera, më shumë flasin për fenë se sa për lëndën mësimore, ka sa të duash fakte, shko në ora 12 edhe e shikoni vet. Ose në kohën e iftarit shkoni kah shkolla “Sami Frasheri”, shiheni a ka mësimdhënës apo nxënës në shkollë. Jo, mësimi përfundon pas orës 18:00, dhe në kohën e ramazanit përfundon në 5:30” – tha tutje Potera në emisionin “KallxoPernime”, në të cilin u diskutua për “Dezinformimin në shkolla”.
Për sa i përket kësaj, ka folur edhe Lindita Tahiri, profesoreshë universitare e komunikimit masiv dhe analizës së diskursit.
Ajo tha se edhe në Universitetin e Prishtinës ka raste kur në ora 12:00 (kohën e namazit të drekës, xhumasë), nuk gjendet askush në mësim.
“Dhuna ndaj gruas është shtuar dukshëm kohëve të fundit, por ne duhet ta analizojmë pse, mund të jetë kriza shoqërore, krizë arsimore por mund të jetë edhe fanatizëm fetar, dmth duhet folur për këtë. Madje edhe në UP ka raste nganjëherë që në 12 nuk ka mësim, edhe ministria s’duhet ti mbyll sytë edhe të mos e deklaroj publikisht se ne po harrojmë që shkolla jonë është laike, i ka disa vija të kuqe që s’mund ti tejkalojmë” – tha Tahiri.
Drejtori i Institutit Pedagogjik, Ismet Potera, ka thënë se mungon komunikimi shkollë-familje.
“Është shumë i mangët ky komunikim, ky kominikim nuk duhet të bëhet për Tik Toka e për rrjetet sociale, por për çfarë note mori, si ishte në këtë lëndë e çfarë duhet bërë për ta përmirësuar notën. Por funksioni pedagogjik i shkollës është që edhe të ndikoj edhe te prindi, të organizoj takime me ta në mënyrë profesionale, të bisedojnë mësimdhënësit me prindër sepse jo të gjithë prindërit e kanë dijen apo aftësinë se si ti qasen një fëmiu adoleshent, për shkak të mungesës së komunikimit prindër-fëmijë, na lindin edhe ato fshehjet e fëmijëve” – tha Potera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025