Rritja e temperaturave në këtë periudhë ka bërë që edhe bujqit të fillojnë aktivitetet për pastrimin e pronave të tyre. Dhe si metodë më e lehtë për këtë është djegia e mbeturinave për të qenë më i lehtë procesi i lëvrimit dhe mbjelljes së kulturave bujqësore në këtë kohë. Por, në anën tjetër, shkaktimi i zjarrit jo gjithmonë mund të kontrollohet. Fatmirësisht, reshjet e fundit të shiut, kanë bërë që zjarret të mos përhapen më shumë.
Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë intervenuar në 43 raste të shuarjes së zjarrit në prona bujqësore.
“Gjatë tërë kohës ne kemi bërë apele që bujqit të jenë më të kujdesshëm me këto lloj zjarresh. Ne jemi të vetëdijshëm se pronat duhet të pastrohen por jo me shkaktimin e zjarreve. Sepse shpesh herë pas ndezjes së zjarrit, bujqit largohen dhe I e lënë të ndezur, pastaj zjarri përhapet më shumë dhe vështirë kontrollohet”, thotë Avni Ameti, udhëheqës i njësisë së zjarrfikësve në Tetovë. E njëjta situatë ndodhë edhe me zjarret në pyjet, ke shuarja është edhe më e vështirë.
Nga ana tjetër, SPB-Tetovë edhe një herë apelon te fermerët, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë që të kenë kujdes të madh nëse lëvizin apo punojnë në terren dhe sidomos të mos ndezin zjarre, të cilat mund të përhapen shpejt, sidomos nëse moti është me erë. Sepse, në të kundërtën, ata që shkaktojnë zjarr në këtë mënyrë do të përballen me sanksione të rrepta ligjore, pra me denoncime përkatëse dhe me dënime të mundshme me burg nga 6 muaj deri në 8 vjet, në varësi të llojit të zjarrit dhe rrethanave dhe pasojave të tjera. SPB-Tetovë ndërmerr masa të koordinuara parandaluese dhe të tjera, për të evidentuar me kohë shkaqet e mundshme të zjarreve, ndërsa në periudhën e ardhshme do të përforcohen aktivitetet e planifikuara kontrolluese në hapësirën më të gjerë.
Ditë më parë, pjesëtarë të policisë të Sektorit për parandalim të SPB-Tetovë dhe Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Pyjore të Gostivarit, kanë zhvilluar aktivitete parandalues për rreziqet nga zjarret në pyje dhe në terren në këtë zonë.
“Një numri të madh të qytetarëve, kryesisht shoferë, në disa vende u janë ndarë fletushka me informacione dhe këshilla ,si të veprojnë dhe çfarë duhet t’i kushtojnë vëmendje nëse lëvizin apo punojnë në ara apo në pyje. Në të njëjtën kohë, ata u udhëzuan në mënyrë specifike që të mos hidhnin cigare të ndezura, të mos digjnin mbeturina, kufij të arave dhe kashtë në fusha apo zjarre pikniku në hapësirë të hapur. Qytetarët janë vënë në dijeni edhe për implikimet ligjore të parashikuara për shkaktimin e zjarrit me dashje ose nga pakujdesia, në varësi të rrethanave dhe pasojave përfundimtare”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës SPB-Tetovë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tatimi i solidaritetit, Mickoski: Nëse ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, do t’i kthejmë 50 milionë euro
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja” – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
ISHB: Dërgesa nga RMV për në Kroaci përmban lakër jeshile dhe e njejta nuk ka pesticide
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë