LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me mjekun më “shtatshkurtër në botë”: E tallnin mizorisht në shkollë, por sot shpëton jetë në Indi

Njihuni me mjekun më “shtatshkurtër në botë”: E tallnin mizorisht në shkollë, por sot shpëton jetë në Indi

Ganesh Baraiya është prova e gjallë se asgjë nuk është e pamundur. Pavarësisht diskriminimit, ai arriti të arsimohet dhe njihet si “mjeku më i shtatshkurtër në botë”.

Ai ka lindur në zonën Talaj në shtetin indian të Gujaratit dhe historia e tij ka bërë xhiron e botës.


Kur ai mbushi katër vjeç, prindërit vunë re se koka po i rritej më shumë se trupi dhe e dërguan te mjeku. U diagnostikua me një çrregullim të rrallë, ndaj djalit iu desh të mbante një “helmetë” speciale, raporton odditycentral.

Ai ishte ngacmuar vazhdimisht në shkollë shkaku i shtatit të shkurtër, por kishte edhe miq, të cilët e ndihmuan të fokusohej në shkollim.

Një ditë, babait të indianit iu ofruan 1200 dollarë për ta shitur djalin. Burri refuzoi paratë me nervozizëm, por kishte frikë se Ganeshi do të rrëmbehej. Prandaj e ndiqte në shkollë, madje edhe kur luante me miqtë.

Pavarësisht kufizimeve të tija fizike, Ganesh ishte shumë ambicioz. Ai dëshironte të bëhej mjek dhe punoi shumë për të marrë nota të mira.

Kur erdhi koha, ai aplikoi për shkollimin universitar – por u refuzua.

Megjithëse kishte nota të shkëlqyeshme, Këshilli Mjekësor i Indisë mendoi se ai nuk do të ishte në gjendje të kryente detyrat e tij në rast urgjence.

Sigurisht, ata e panë problemin në lartësinë e tij prej 91 centimetrave.

Ganesh nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij. Me ndihmën e drejtorit të shkollës, ai arriti te Ministri i Arsimit dhe në Gjykatën e Lartë të Gujaratit.

Përpjekjet nuk dhanë fryte, ndaj në vitin 2018 u ankua në Gjykatën e Lartë. Ai e fitoi rastin dhe më në fund mundi të diplomohej.

“Mjeku më shtatshkurtër në botë” ende sot vuan një lloj diskriminimi sepse shumë pacientë po e kanë të vështirë të kontrollohen tek ai.

“Të gjithë befasohen në fillim me mua kur më shohin, por më pas më pranojnë ashtu siç jam. Më trajtojnë përzemërsisht dhe pozitivisht”, shpjegoi indiani.

Ndryshe, emrin nuk do t’ia gjeni në Librin e Rekordeve Guinness. Ganeshi njihet si “mjeku më shtatë shkurtër në botë”, dallim për të cilin ai është krenar, sepse është i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ka luftuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori