LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 60 emigrantë të vdekur nga fundosja e gomones në Mesdhe

Të paktën 60 emigrantë të vdekur nga fundosja e gomones në Mesdhe

Të paktën 60 emigrantë kanë vdekur pas përmbysjes së një gomoneje në Detin Mesdhe, sipas të mbijetuarve.

25 të mbijetuarit e tjerë janë shpëtuar nga anija e operuar nga grupi humanitar SOS Mediterranee, Ocean Viking.


Bëhet e ditur se emigrantët ishin nisur nga Zawiya drejt bregdetit libian shtatë ditë para se të ndodhte tragjedia, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Motori i gomones është prishur pas tre ditësh lundrim, duke i lënë emigrantët nën ujë, dhe pa ushqim.

Ekuipazhi i Ocean Viking e kishte pikasur gomonen dhe menjëherë kishte organizuar evakuim mjekësor në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane.

Dy prej të mbijetuarve kanë qenë pa ndjenja dhe në gjendje kritike. Ata janë dërguar me helikopter në Sicili për trajtim të mëtejshëm.

Ndryshe, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), viti 2023 ishte viti më vdekjeprurës për emigrantët me të paktën 8,565 të vdekur.

Raportet nga OKB-ja zbuluan se Mesdheu vazhdon të jetë rruga detare më e rrezikshme me 3,129 vdekje vetëm gjatë vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori