LAJMI I FUNDIT:

Pas kontaktit me rrymën, vdes një person në Leposaviq

Pas kontaktit me rrymën, vdes një person në Leposaviq

Një person ka humbur jetën në Leposaviq si pasojë e kontaktit me rrymë. Rastin e kë bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Një mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar policia.


Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime. /Telegrafi/