Ish-banorja e Big Brother, Sara Gjordeni, ka qenë në vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve.
Ajo ka bërë së fundmi një postim kundrejt menaxherit të Bardhit, Jetmir Agajt, në një formë edhe duke e kërcënuar.
Këto lajmet e fundit i ka komentuar në Big Brother Radio në një lidhje telefonike.
Ajo e nisi telefonatën duke zbuluar se po shkon në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se shëndeti i nënës së Bardhit është më i rëndësishëm se çdo aktualisht.
“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë por jam rrugës për në Kumanovë. Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm te gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë, shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikate por në përgjithësi është mirë. Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish banorë, opinionistë, menaxherë etj”, u shpreh ajo.
Modelja shqiptare theksoi: “Mua më vjen shumë keq sepse unë po mbaj mbi kurriz, ofendime, fyerje dhe aludime. Ju lutem i them publikut mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime dhe e Bardhit”.
Bardhi nga ana tjetër reagoi pas daljes duke publikuar një fotografi të së ëmës nga spitali. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251