LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.

Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.


“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje. Ju lutem, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose  telefononi 112”, nënvizon Veliaj.