LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 500 zogj të ngordhur përgjatë bregut francez të Atlantikut

Më shumë se 500 zogj të ngordhur përgjatë bregut francez të Atlantikut

Më shumë se 500 zogj guillemots të njohur si zogj deti, janë gjetur të ngordhur përgjatë bregut francez të Oqeanit Atlantik që nga fillimi i vitit.

Antoine Prevel, një vullnetar i organizatës jofitimprurëse Sea Shepherd France, tha se ngordhja e guillemots ndodh zakonisht në dimër, por jo në shkallë aq të lartë sa ka ndodhur së fundmi.


Shkencëtarët thonë se ka të ngjarë që ky lloj i zogut të ngordhë nga lodhja dhe kushtet e vështira në det, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Ndryshimi i klimës është një shkak indirekt për ngordhjen e tyre pasi rrit frekuencën dhe intensitetin e stuhive, veçanërisht stuhive të dimrit, të cilat janë arsyeja kryesore për bllokimet masive të shpendëve të detit”, tha Jerome Fort, shkencëtar nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore të Francës.

Gjithashtu, faktor kryesor është edhe helmimi nga mikroplastika dhe ndotja kimike.

Ndryshe, guillemots nuk mund të mbijetojnë pa ushqim për dy ose tre ditë pasi kanë pak rezerva energjie dhe kanë nevojë të ushqehen pothuajse vazhdimisht.

“Në stuhitë siç kemi parë kohët e fundit, këta zogj e kanë të vështirë të ushqehen siç duhet dhe do të vdesin nga lodhja”, tha Fort. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori