Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Meridian Express dhe SPAR në bashkëpunim me UN Women zyra në Kosovë, e lansuan iniciativën “Shfrytëzo potencialin: Hajde puno me ne”. Kjo iniciativë synon punësimin e grave të moshës së mesme të cilat deri më tani i kanë munguar fuqisë punëtore me synimin që të mundësohet integrimi i tyre në tregun me qëllim fuqizimin ekonomik.
Lansimi i kësaj iniciative vë theksin te rëndësia e investimit në fuqizimin ekonomik të grave, e cila hapë rrugën drejt barazisë gjinore, eliminimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike.
Këtë vit, tema globale e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është “Investo te Gratë: Nxiteni Progresin”.
Agon Gashi, CEO i Meridian Express, e rikonfirmoi angazhimin e kompanisë dhe përgjegjësinë sociale koorporative dhe po ashtu dedikimin karshi krijimit të një ambienti të favorshëm pune për gratë për të krijuar ambiente diverse dhe gjithëpërfshirëse të punës.
“Njëri ndër synimet kryesore të kompanisë mbetet fuqizimi i grave duke ofruar një ambient të sigurt dhe të rehatshëm të punës. Fokus i veçantë për ne si kompani është punësimi i grave të moshës së mesme, trajnimi dhe ri-aftësimi i tyre për punë. Këtë përkushtim më së miri e dëshmojnë edhe statisktikat ku tani mbi 30% e grave të punësuara i takojnë kësaj grupmoshe. Kjo shifër do të vazhdojë të rritet pasi në tri vitet e ardhshme synim i yni është të punësojmë mbi 100 gra të kësaj kategorie”.
Në anën tjetër, udhëheqësja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, theksoi se kjo iniciativë është tejet e rëndësishme për fuqizimin e grave në moshë të mesme duke i integruar apo riintegruar ato në tregun e punës dhe për t’i ndryshuar perceptimet karshi kësaj kategorie shoqërore.
“Fuqizimi i grave të moshës së mesme përmes punësimit, jo vetëm që do t’i pasurojë jetët e tyre, por gjithashtu forcon pozitën e tyre në shoqëri dhe familje, duke quar kështu në zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Në linjë me temën globale të këtij viti të ditës ndërkombëtare të gruas ‘Investoni në Gra: Nxiteni progresin’, jemi tejet të lumtur për këtë iniciativë që premton impakt real në jetët e grave. Meridian Express dhe SPAR shërbejnë si model në atë se si sektori privat mund e duhet të angazhohet në misionin e fuqizimit të grave”.
Meridian Express prezantoi Sanijen, 52 vjeçare, cila kohët e fundit u zhvendos në Prishtinë dhe nisi të punojë për herë të parë në jetën e saj me kompaninë në një pozicion shitjeje.
“Më duhej një vend pune, por unë s’kisha punuar asnjëherë më parë në jetën time. Unë jetoj në ndërtesën mbi Meridian Express në lagjen Dragodan në Prishtinë dhe isha kliente e rregullt këtu. Një ditë vendosa t’i pyesja nëse kanë nevojë për staf të ri. Jam shumë e lumtur që ata i hapën dyert për mua dhe më ndihmuan në këtë rrugëtim aspak të lehtë për mua”.
Gratë përbëjnë forcë vitale në ekonomi në gjithë botën, duke kontribuuar në mënyrë substanciale si në ndërmarrjet biznesore dhe po ashtu përmes punës së tyre të paçmuar të kujdesit të papaguar në shtëpitë e tyre. Sektori privat si punëdhënësi më i madh i grave në mbarë botës, është kyç në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave globalisht dhe në Kosovë.
Meridian Express është ndër kompanitë e para në Kosovë që i kanë nënshkruar Parimet për Fuqizimin e Grave apo Women Empowerment Principles, duke u vendosur në një linjë me mbi 9000 kompani në mbarë botën të përkushtuara në promovimin e praktikave në vendin e punës: si pagesa e barabartë për punë të barabartë, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit me përgjegjshmëri gjinore, zero tolerancë karshi ngacmimit seksual në vendin e punës dhe dizajnimin e politikave koorporative që synojnë fuqizimin e grave.
Të themeluara nga UN Global Compact dhe UN Women, WEPs mbështeten në standard ndërkombëtare të marrëdhënieve të punës dhe të drejtave të njeriut, duke u thirrur në parimin që bizneset mbajnë përgjegjësi për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Deri në fund të këtij viti, UN Women dhe Meridian Express do të bashkëpunojnë drejt punësimit të një numri të konsiderueshëm të grave në moshë të mesme, me qëllimin e vetëm të fuqizimit të tyre dhe progresit drejt barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Katër vetura përfshihen në një aksident në Shushicë të Istogut, shtatë të lënduar
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Mexhiti për interpelancën e BDI-së: Ende po bëjnë tendenca destabilizuese vetëm për të shpëtuar veten nga drejtësia
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?