A jeni përdorues i telefonave Android? Njihuni me veçorinë e re të Google Play Store
Nëse jeni përdorues i Android, shanset janë që në një moment të caktuar keni vizituar Google Play Store për të instaluar ose përditësuar aplikacione.
Megjithatë, nëse keni tentuar të instaloni disa aplikacione në të njëjtën kohë, ndoshta e keni vënë re se ato formojnë një radhë dhe instalohen njëra pas tjetrës.
Sipas TheSPAndroid, kjo mund të ndryshojë së shpejti, përcjell Telegrafi.
Vite më parë një njoftim në rrjete sociale la të kuptohej se Google mund të eksperimentonte me shkarkime paralele të aplikacioneve (mundësia për të instaluar disa aplikacione në të njëjtën kohë).
Kjo veçori nuk u aktivizua kurrë, dhe u harrua së bashku me shumë veçori të tjera që Google i teston.
Por, duket se versioni 40.0.13 i Play Store po sjell pak shpresë sa i përket funksionit të shkarkimit paralel.
Ky funksion mund të jetë i dobishëm për përdoruesit që ndërrojnë shpesh pajisje ose eksplorojnë rregullisht me aplikacione të reja.
Mbetet për t’u parë se kur Google do të zgjerohet me këtë aftësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Falë Apple do të komunikohet si në filmin Star Trek
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Android më i pasigurti
Bie Viber, përdoruesit në mbarë botën raportojnë për probleme të shumta me aplikacionin
Rusia bllokon qasjen në Facebook
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër