LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi nga India përballet me “vizitorin e papritur”

Djaloshi nga India përballet me “vizitorin e papritur”

Historia e një djaloshi 12 vjeçar në Indi i cili me qetësi u përball me një situatë të rrezikshme, është bërë sensacion në rrjete sociale.

Mohit Ahire u përball me një leopard teksa ai po luante videolojëra me telefonin e tij.

“Leopardi ishte aq afër. Nuk kishte pothuajse asnjë hapësirë midis leopardit dhe meje. Ai hyri në zyrë pikërisht përpara meje. Unë u frikësova por në heshtje dola jashtë dhe mbylla derën”, tha Ahire, përcjell Telegrafi.


Nga pamjet e vërejmë se duke mos shfaqur asnjë shenjë paniku, djaloshi u ngrit me qetësi, doli nga dhoma dhe mbylli leopardin brenda.

Pasi mbylli leopardin, ai e njoftoi menjëherë babain e tij për “vizitorin e papritur”.

Ky incident tërhoqi vëmendjen e komunitetit lokal pasi prania e kafshës ishte vërejtur tashmë në një zonë banimi aty pranë.

Kjo ka dërguar në një operacion të koordinuar kërkimi që përfshin vendasit, policinë, dhe zyrtarët e pyjeve. /Telegrafi/