Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias.
Sipas aktekspertizës, shenjat janë konstatuar në dorë dhe krah.
Mbrëmjen e djeshme, Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, denoncuan njëri-tjetrin për dhunë në Polici.
Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.
Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Është 51 vjeçe – por pak njerëz mund ta besojnë moshën e Alessia Marcuzzit, ish gruas së futbollistit të njohur italian
Meritoni feston ditëlindjen, Ilnisa e uron nga jashtë: Je arsyeja e fitores time
Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet se a është e vërtetë që është ndarë nga Ben Affleck
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251