LAJMI I FUNDIT:

Për dy muaj ndalohen 38 narkodilerë nga Tetova dhe Gostivari

Për dy muaj ndalohen 38 narkodilerë nga Tetova dhe Gostivari

Në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe zbardhur plotësisht gjithsej 17 vepra penale, prej të cilave 10 në Tetovë dhe 7 në Gostivar, ku janë përfshirë 18 autorë, 11 nga Tetova dhe 7 nga Gostivari. Nga Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë, theksojnë se kanë konfiskuar më shumë se 3 kilogramë lëndë narkotike.

“Të gjitha veprat penale janë rrumbullakosur me kallëzim penal për ‘prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve’, nga neni 215 i Kodit Penal. Në këto vepra penale janë gjetë dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe bimë ‘kanabisi”, thonë nga SPB Tetovë.

Janë përgatitur edhe 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 autorëve, kryesisht për “përdorim të narkotikëve”. Gjatë kësaj periudhe gjithsej 38 personam (22 nga Tetova dhe 16 nga Gostivari) janë privuar nga liria për përfshirje në vepra penale apo kundërvajtje të tilla.


Ndërkaq, në 19 aksionet për Siguri në Komunikacionin Rrugor gjatë muajit shkurt, janë identifikuar 1 537 shkelje të ndryshme trafiku, ose 218 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Përjashtohen nga qarkullimi 58 automjete për shkak të konstatimit të kundërvajtjeve, gjegjësisht defekteve, nga të cilat 31 për shkak të skadimit të regjistrimit deri në dhe mbi 30 ditë, 25 për defekte teknike të konstatuara dhe 2 për shkak të mbingarkesës. Janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 205 drejtues mjetesh, 117 drejtonin pa patentë shofer, 66 nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga SPB Tetovë.

Zyrtarët policorë bëjnë të ditur se në periudhën në fjalë janë konfiskuar përkohësisht edhe 109 patentë shoferë dhe 41 leje qarkullimi në komunikacion, ndërsa nga “shërbimi merimangë” i Tetovës, janë marrë gjithsej 177 automjete të parkuara ilegalisht. Shqiptohen gjithsej 592 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, pra për tejkalim shpejtësie brenda dhe jashtë zonave të banuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori