Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se procesi i shtrirjes së sovranitetit në Kosovë duhet të vazhdojë me këmbëngulje, por nevojitet edhe ndërveprim me faktorin ndërkombëtar.
Diplomati shqiptar, akuzoi Serbinë se po prish stabilitetin në rajon, derisa theksoi se Kosova duhet shpërblehet për progresin demokratik me anëtarësim në Këshill të Evropës, por edhe dhënien e statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se procesi i shtrirjes së sovranitetit në Kosovë duhet të vazhdojë me këmbëngulje, por nevojitet edhe ndërveprim me faktorin ndërkombëtar. Diplomati shqiptar, akuzoi Serbinë se po prish stabilitetin në rajon, derisa theksoi se Kosova duhet shpërblehet për progresin demokratik me anëtarësim në Këshill të Evropës, por edhe dhënien e statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Procesi i shtrirjes së sovranitetit në të gjithë territorin është një proces i rëndësishëm, i cili duhet të vazhdojë me këmbëngulje dhe ndërveprim me faktorin ndërkombëtar”, tha ai.
Sipas tij masat ndëshkuese që janë vendosur Kosovës janë të padrejta dhe si të tilla duhet të largohen sa më parë nga Bashkimi Evropian.
Ai shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm, por duhet të nënvizohen premisat kryesore të këtij dialogu, të cilat siç thekson Bushati janë normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ish-kryediplomati shqiptar theksoi se pas sulmit terrorist në Banjskë vitin e kaluar, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është kthyer edhe në një çështje të sigurisë rajonale.
“Dialogu është i pashmangshëm sepse çdo mosmarrëveshje, çdo konflikt në një mënyrë apo tjetër do të duhej që paqja të skicohet në një proces dialogu dhe më pas të formalizohet në një marrëveshje përfundimtare. Por ngjarjet e shtatorit të vitit të kaluar në Kosovë e kanë zhvendosur thelbin e konfliktit të papërfunduar nga një çështje politike që konsiderohej, në një çështje të sigurisë rajonale, sidomos në kushtet e një stuhie gjeopolitike që po përjeton Evropa, si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Së dyti është e rëndësishme për BE-në për të rikthyer termave të referencës së këtij dialogu. Nuk duhet të harrohet për një asnjë moment që termat e referencës për objektivat e këtij dialogu kanë të bëjnë me normalizimin e dy fqinjëve, pra me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Së treti është shumë e rëndësishme jo vetëm të denoncohet, por të rrethohet në mënyrë sa më demokratike Serbia e sotshme e cila në këndvështrimin tim është prishja e vetme e stabilitetit rajonal. Kosova duhet të shpërblehet për progresin demokratik që ka demonstruar ndër vite, si për anëtarësim në Këshill të Evropës, po ashtu edhe marrjen e statusit vend kandidat”, theksoi Bushati.
Duke folur për rolin e Shqipërisë në dialog, deputeti i Partisë Socialiste, e cila udhëheq me qeverinë në Shqipëri, tha se ka vend për përmirësim.
“Ka vend gjithmonë për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për t’i kapitalizuar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një partneritet strategjik natyral, ka gjithmonë vend për të përmirësuar ndër-veprimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, por e rëndësishme është që busulla orientuese është e qartë strategjikisht”, deklaroi ai.
Sa i përket hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Bushati tha se Shqipëria ka një kontribut në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Shqipëria si anëtar i NATO-s në Ballkanin Perëndimor ka një kontribut në stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ka një qartësi sa i përket linjëzimit në politikë të jashtme, qind për qind, që nga momenti i rënies së parë të komunizmit. Në këtë kontekst hapja e bazës taktike në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm, jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për infrastrukturën e NATO-s, por edhe për të gjithë rajonin, në funksionin e çimentimit të aleancave të cilat synojnë të jenë pjesë e kësaj aleance, duke përfshirë në një të ardhme edhe Kosovën”, theksoi Bushati.
Këto komente ai i bëri para gazetarëve pas pjesëmarrjes të hënën në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje