LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Lushnje, avokati: Familjarët e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim deri në 200 mijë euro

Shpërthimi në Lushnje, avokati: Familjarët e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim deri në 200 mijë euro

Avokati Gylsen Zhllima është shprehur se familjarët e viktimave dhe të plagosurit në shpërthimin e ndodhur në Lushnjë mund të dëmshpërblehen në shuma monetare.

Komentet Zhllima i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se raste të tilla shkojnë në gjykatë dhe procesi zgjat deri në 5-6 vite.

I pyetur lidhur me shumën e dëmshpërblimit dhe nëse arrin deri në 200 mijë euro, ai tha se nuk është e përcaktuar qartë, por shtoi se në Shqipëri është e vështirë që të arrihet në këto shifra, duke pasur parasysh pagën minimale dhe ekonominë e vendit tonë.


“Na u duk si tërmet”, flasin banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë
Lexo po ashtu “Na u duk si tërmet”, flasin banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë

“Dëmshpërblim përcaktohet kur iniciuesi është ose familjarët e viktimës, ose të plagosurit. Raste të tilla shkojnë në gjykatë, pasi marrëveshjet zakonisht nuk janë fitimprurëse për viktimat. Ligji nuk e përcakton qartë minimumin dhe maksimumin e dëmshpërblimit.

E drejta për të ngritur padi e ka iniciuesi. Kur ti i drejtohesh gjykatës, ti je paditësi dhe cakton objektin e padisë, pastaj gjykata që do i referohet ligjit, pra gjykata do të shikojë, përshembull nëse ti kërkon një shumë deri në 200 mijë euro, do shikojë gjykata dëmin me ekspertë të caktuar dhe pastaj shuma do zbritet, sepse ti mund të kërkosh 200 mijë euro, por nuk është detyrim që gjykata të japë 200 mijë euro.

200 mijë euro në Shqipëri për dëmshpërblim nuk para merren, duke përllogaritur pagën minimale këtu dhe efektet e tjera. Unë kam pas një rast që kanë marrë rreth 70 mijë euro për një jetë të humbur. Pasi foli gjykata e Apelit. Zgjati procesi 5-6 vite. Personat kishin vdekur, por përfitoi familja, bashkëshortja dhe fëmijët. Proceset zgjasin, nuk janë shumë të shpejta”, tha Zhllima. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori