Edicioni i 8-të i Konferencës më të madhe për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO”, jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike.
Mbi 60 folës eminent nga e gjithë bota, para një publiku që pritet të kaloj shifrën prej 1000 pjesëmarrësve, siguria online do ta ketë primatin në secilin diskutim e panel.
Shpërndarja e informacionit dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, privatësia dhe siguria, ndërveprimi i tyre, influenca e telefonave inteligjentë në dhunën në shkolla, dezinformimi i krijuar nga inteligjenca artificiale, zbulimi i kërcënimeve, mbrojtja e të dhënave nga humbja, roli i ndërtimit të komuniteteve për sigurinë kibernetike, grupet në Telegram dhe politikat e TikTok-ut, dhe disa tema të tjera, me eksperienca nga ekspertë vendor e ndërkombëtare bëjnë “Cyber ZERO” pikë referente për rekomandime për secilin institucion.
Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok. Jade Nester e cila është udhëheqëse e politikave të jashtme të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë më 4 mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë së si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto raste.
Në konferencën dyditore i pranishëm do të jetë, ministri i punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me fjalë hapëse.
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do t’i bashkohet “Cyber ZERO” më 4 Mars në Prishtinë, i cili është nënshkruesi i dokumentit që çoj në themelimin Qendrën Rajonale për Luftimin e Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike.
Këtë vit në Prishtinë zbarkojnë edhe 10 kompani që janë liderë kryesor global me bazë në SHBA, në fushën e sigurisë kibernetike.
Secila prej tyre do të ofrojë njohuri për produktet dhe zgjidhjet më të fundit që synojnë ta bëjnë botën digjitale një vend më të sigurt.
Nga tetori i vitit që lamë pas Shoqata Kibernetike Shqiptare (ACA), FINDBUG, në mbështetje të madhe të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka vazhduar në edukimin e shoqërisë civile dhe sidomos mediave të reja me ngritje të vetëdijes mbi rëndësinë e sigurisë online.
Bashkë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Shoqatën Kibernetike Shqiptarë dhe FINDBUG, edhe këtë edicion të Konferencës “Cyber ZERO”, i ka vënë vetës qëllim që të forcoj kapacitetet e sigurisë kibernetike të mediave
Në Tetor filluam një cikël të ri-edukimi me 9 organizata mediale dhe të shoqërisë civile, ekipet e të cilave kanë marrë njohuri të çmuara dhe aftësi të rëndësishme, si punonjës në epokën digjitale, duke i mësuar ata se si duhet mbrojtur nga kërcënime kibernetike dhe mashtrime të ndryshme online.
Sesionet tona të trajnimit të higjienës kibernetike, që rëndom janë praktike dhe tërheqëse, kanë ofruar investim të arsyeshëm për të forcuar sigurinë e mediave dhe ojq-ve, në mënyrë substanciale.
Me ekipet tona të mëdha, që në edicionet e kaluara kanë detektuar qindra dobësi edhe në 39 televizione, media online, organizata të shoqërisë civile, pa harruar minoritetet anembanë Kosove kemi përgatitur raporte me analiza të thella të infrastrukturës së rrjetit të brendshëm, duke zbuluar vulnerabilitete të fshehura që mund të shfrytëzohen nga kriminelet kibernetik.
Identifikimi dhe korrigjimi i këtyre dobësive, padyshim që presim ta forcojë prezencën e tyre në treguan medial dhe në hapësirën digjitale.
Përmes Projektit “Media të Pavarura-Qëndrueshmëria e Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, është ofruar një mundësi e jashtëzakonshme në mbrojtjen e sistemeve të tyre online.
Përveç 9 mediave që i përmendëm më lartë, gjatë projektit në edicionin e kaluar: Telegrafi, YIHR, SOS Kosova, Graçanica Innovation Center, ATV, IKD, Kanal10, Telenews, Buletini Ekonomik , RTV Dukagjini ,T7 , Radio Roma Avazo , Kosova Haber 2, Levizja FOL, Roma Versitas Kosova, Kosova Press, QRV, CHWB, INPO, TeVe1, Kosova.info, ‘Bosanskom jeziku’, Reporteri, Radio KIM, Infokusi, Front Online, Kallxo, Klan Kosova, D4D kanë marrë mësime të vlefshme, në mbrojtje të sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale.
Gjatë kësaj kohe nga ligjëruesit e Shoqatës Kibernetike Shqiptare janë trajnuar 382 gazetarë dhe punonjës të mediave dhe Organizatave jo Qeveritare, mbi sigurinë e punës së tyre online dhe rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet digjitale.
Auditimi i sistemeve të tyre të Teknologjisë Informative, për dobësitë potenciale dhe përputhshmëria e standardeve të sigurisë online ka rezultuar me numër të madh të dobësive, të cilat janë identifikuar dhe janë përcjellë tek njerëzit kompetent.
926 asete digjitale janë skanuar dhe testuar në aspektin e sigurisë.
Pjesëmarrësit janë trajnuar për të njohur teknikat dhe mjetet që hakerët bashkëkohorë përdorin kur synojnë organizatat dhe individët.
Duke demonstruar skenarë të mundshme të sulmeve, kemi përgatitur pjesëmarrësit për të menaxhuar me efikasitet situata potenciale të rrezikut, për të mbrojtur sistemet kibernetike të shoqatës.
Garantimi i lirisë së shprehjes nuk ka çmim, prandaj mbrojtja online vazhdon të jetë sfidë.
Ekspertët tanë vlerësojnë se mediat me lexueshmëri të madhe janë më të ndjeshme nga sulmet e tilla, prandaj përkushtimi duhet të jetë i çdoditshëm, vigjilencë në çdo minutë.
Shoqata Shqiptare Kibernetike bashkë Ambasadën Amerikane në Prishtinë, mbetët e përkushtuar dhe e hapur për kontribut, rrjetëzim, zgjidhje të problemeve, ide dhe sugjerime dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet, kompanitë e mediat që hasin në vështirësi ose që kanë dobësi në rrjetin e tyre online.
Më shumë informata për “Cyber ZERO” gjeni këtu: /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite