Apple po shqyrton riemërimin e Apple ID-së, thotë një raport i ri.
Apple ID është një llogari të cilën përdoruesit e pajisjeve nga Apple e përdorin për të pasur qasje në shërbimet si iCloud dhe Find My.
Sipas mediave të huaja, gjiganti teknologjik do të riemërojë llogarinë nga Apple ID në Apple Account.
Kompania thuhet se është duke eksperimentuar me emrin e ri dhe mund ta zbatojë ndryshimin brenda këtij viti. Me riemërimin pritet të vijnë edhe versione të reja të sistemit operativ për iPhone dhe Mac.
Ndryshe, disa herë në faqen e saj të internetit Apple ka përdorur termin Apple Account, por pas riemërtimit të përfolur, ky emër do të jetë zyrtar dhe do ta zëvendësojë termin Apple ID kudo.
Ende nuk dihet nëse kompania ka arsye konkrete për ndryshimin e emrit të llogarisë, ose thjesht është e mërzitur me emrin aktual.
Gjithashtu, ekziston mundësia që kjo ide të hidhet poshtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Google prezantoi Pixel 8a - çfarë ofron me një çmim prej 550 euro
Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C
Windows 11 do të ndryshojë për herë të parë një veçori që ka ekzistuar që nga versioni i Windows 95
Konfirmohen specifikat kyçe të Nubia Z40S
Çfarë është Threads? Krejt çfarë dihet deri më tani për 'vrasësin e mundshëm të Twitter'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend