Është përkujtuar Qerim Kelmendi, ish-ushtari i UÇK-së i cili u vra në rrethana të pasqaruara katër vite më parë në pritën e organizuar jo shumë larg shtëpisë në Llabjan të Pejës. Miq e familjarë, që e përkujtuan, bënë thirrje për drejtësi.
Vrasja e luftëtarëve të lirisë, atyre që kanë sakrifikuar jetën është vrasje e vetë lirisë, dhe mos zbulimi i këtyre vrasjeve përsëri është pajtim me vrasjen e lirisë. Kështu u shpreh profesor Binak Ulaj, në katër vjetorin e vrasjes së ish-luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi, pas nderimeve që u bënë te varri i tij në Kompleksin Përkujtimor në Gllogjan.
“Kur kam dëgjuar për vrasjen e Qerimit, një vrasje makabre që nuk ka qenë as në traditën shqiptare që të digjet edhe trupi, këtë mund ta bëjnë ata të cilët janë jo vetëm kriminelë ordiner, por janë një dorë e zgjatur e armiqve tanë shekullor. Është obligim i institucioneve tona të përqendrohen në zbulimin e vrasjes, jo vetëm të Qerimit. Kemi edhe vrasje tjera të luftëtarëve që i kanë qit hije të zezë pas – lirisë së Kosovës”, tha Binak Ulaj, njofton RTK.
Thirrje për drejtësi bënë edhe familjarët dhe bashkëluftëtarët e Qerimit.
“Është një moment kur duhet t’i bëjmë thirrje drejtësisë. Edhe Qerimi është ushtar dhe kemi të drejtë me ditë si ka ardhë puna deri këtu dhe me ardhë te e vërteta. Dhe ne si shokë nuk do të rreshtemi së kërkuari të drejtën për vrasjen e shokëve tonë”, tha Brahim Selmonaj, bashkëluftëtar.
“Le të mendojmë që çdo sakrificë e bërë për lirinë e Kosovës paraqet një dritë e cila udhëheq rrugën drejt një të ardhme më të ndritur për vendin tonë se sakrifica e babait tim, heroit tonë dhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kot”, tha vajza e Qerim Kelmendit.
Qerim Kelmendi u vra më 27 shkurt 2020, në pritën e organizuar jo shumë larg shtëpisë në Llabjan të Pejës. Pas vrasjes ai është gjetur i djegur në veturën e tij, por vrasësit ende nuk janë gjetur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025