LAJMI I FUNDIT:

Shikoni reagimin e burrit kur zbuloi se do të ‘bëhej’ baba për herë të shtatë

Shikoni reagimin e burrit kur zbuloi se do të ‘bëhej’ baba për herë të shtatë

Çiftet që duan të kenë një fëmijë nuk presin dot për “vijat e dyfishta” në testin e shtatzënisë. Megjithatë, reagimet e njerëzve ndryshojnë, veçanërisht nëse nuk planifikojnë të zgjerojnë familjen.

Ajo që i ndodhi Josh Jones (33) mund të cilësohet si gazmore dhe ishte rezultat i një testi “pozitiv” që i tregoi gruaja e tij. Do të zbulojmë menjëherë se ai është baba i gjashtë fëmijëve.

Videoja ka më shumë se 39 milionë shikime dhe fillon me Aubrey që ia tregon testin Joshit.


@whataboutaub Fun fact! You can test positive for pregnancy 5 weeks after birth. @Josh Jones #surprise #marriedlife #couplegoals #airuppartner #prank ♬ original sound – Aubree Jones

Ai nuk është në dijeni që bëhet fjalë për shaka, ndonëse mund të hamendësojmë se “po aktronte pak”. Gruaja e tij kishte lindur gjashtë javë më parë.

“E di që ai mund të jetë dramatik, por ky reagim është i paçmuar”, ka shkruar ajo.

Dhe me të vërtetë, ne shohim një burrë të tronditur që derdh një gotë me pije në dysheme dhe ulet në një sobë të nxehtë, shkel xhamat e thyera…bën gjithçka që do të gjenit në përshkrimin e një komedie.

“Çfarë është kjo”, pyeti ai me sy të zmadhuar.

Aubrey konfirmoi se po bënte shaka, “ne kemi një marrëdhënie të lumtur dhe argëtuese. Na pëlqen të bëjmë shaka me njëri-tjetrin”