LAJMI I FUNDIT:

Radoiçiq përdor dhunë brutale ndaj një serbi nga Veriu i Kosovës

Radoiçiq përdor dhunë brutale ndaj një serbi nga Veriu i Kosovës

Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, mësohet se ka filluar të zbatojë një fushatë të egër dhune ndaj serbëve që i dalin kundër politikave të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

RTK thotë se ka siguruar një material, të cilin do ta publikojë shumë shpejt, në të cilin shihet krimineli Radoiçiq duke goditur brutalisht një serb nga veriu i Kosovës.

Sipas burimeve të televizionit publik, ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ky vend nga institucionet e larta të sigurisë, është kthyer në një vend torture për serbët nga Kosova që nuk veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Vuçiqit.


Millan Radoiçiq kishte pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023 dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite, ku nga terroristët serbë, në kryerje të detyrës ka rënë polici, Afrim Bunjaku.

Millan Radoiçiq dhe të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, së fundi janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it.

Pas sulmit terrorist në Banjskë Radoiçiqi është futur edhe në listën e të kërkuarve nga INTERPOL, kurse kohë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe e kishin vendosur në listën e zezë.

Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist, i ka nxjerrë telashe të mëdha edhe politikanit serb, Nikola Sanduloviq. Politikani opozitar ishte arrestuar dhe rrahur nga BIA serbe më 3 janar të këtij viti.

“Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e kanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë sigurinë e madhe, kam parë edhe Radoiçiqin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civilë të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”, kishte deklaruar Sanduloviq.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje.

Edhe senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, ditë më parë nga Konferenca e Munihut, tha se Millan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori