LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e komunitetit Karbi të Indisë thyejnë rekord botëror për ecjen më të gjatë me shkopinj druri

Anëtarët e komunitetit Karbi të Indisë thyejnë rekord botëror për ecjen më të gjatë me shkopinj druri

Anëtarët e komunitetit Karbi në Indi kanë shënuar rekord të ri botëror Guiness kur formuan një rresht prej 721 personash që ecnin me shkopinj druri.

Këshilli Autonom i Karbi Anglong ka organizuar përpjekjen për të shënuar rekord botëror gjatë një festivali në Assam të Indisë.

Bëhet e ditur se 721 këmbësorë me veshje tradicionale kanë formuar një linjë prej 1.9 kilometrave, transmeton Telegrafi.


Pjesëmarrësit kanë ecur për 10 minuta me shkopinj druri duke thyer kështu rekord botëror.

Ndryshe, ecja me shkopinj e njohur si Kang Dong Dang, është traditë me rrënjë në kulturën Kabri.

“Nëpërmjet kësaj vepre të jashtëzakonshme, ne kemi shfaqur gjallërinë dhe forcën e popullit Karbi, duke frymëzuar krenarinë dhe unitet midis brezave”, tha Këshilli Autonom Karbi. /Telegrafi/