Shtëpia e ankandeve “Christie’s” deri më 28 shkurt do të shesë sendet personale të Elton John, të koleksionit të muzikantit, duke përfshirë një kostum joshës prej fildishi dhe floriri nga fillimi i viteve 1970, të dizajnuara nga Annie Reevey për 12,600 dollarë (11,630 euro).
Artikujt personalë të ikonës së muzikës janë shitur në New York për gati 8 milionë dollarë (7 milionë euro). Pianoja e John mori më shumë se 200,000 dollarë (184.610 euro) dhe syzet e diellit, një element kyç i pamjes së njohur të këngëtarit, gjetën një blerës për 22,680 dollarë (20.934 euro), dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar. Shumica e artikujve vijnë nga shtëpia e tij luksoze në Atlanta.
Së fundmi Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë (4,615,250 euro).
Rikujtojmë, se performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road. Fansat e kanë cilësuar performancën e John një triumf.
Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në pas-ndejën e Eltonit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit – Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën “Titan”
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit
Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend