LAJMI I FUNDIT:

Besiktas përjashton nga ekipi një lojtar, shkak u bë profili i tij në një aplikacion takimesh online

Besiktas përjashton nga ekipi një lojtar, shkak u bë profili i tij në një aplikacion takimesh online

Ekipi turk Besiktas ka përjashtuar nga ekipi mesfushorin Emirhan Delibas, pasi u bë e ditur se ai kishte hapur një profil në një aplikacion online takimesh, gjë që u bë virale në rrjetet sociale.

21-vjeçari i cili ka luajtur fillimisht në akademinë e klubit, ka bërë debutimin e tij në elitën e futbollit turk muajin e kaluar në humbjen 3-1 ndaj Kasimpasa.


Ai gjithashtu ka luajtur gjashtë minuta në Ligën e Konferencës ndaj ekipit zviceran Lugano në dhjetor, por nuk ka qenë pjesë e lojtarëve të ftuar gjatë javëvë të fundit.

Sot (e hënë) Besiktas përmes uebsajtit të tyre zyrtar ka konfirmuar se Demirbas me të vërtetë është përjashtuar.

“Ne kemi ndarë rrugë me futbollistin profesionit Emirhan Delibas me marrëveshje të dyanshme. Ne i dëshirojmë Emirhan Delibas suksese në karrierën e tij në të ardhmen”, thuhej në njoftimin e Besiktas.

Arsyeja zyrtare e largimit të tij nuk është dhënë, ani pse imazhet e Delibas në një profil të takimeve online është bërë viral në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Sidoqoftë, mesfushori turk i quajti këto thashetheme të pabaza, duke thënë se profili i tij është bërë nga një ‘profil i rremë’.

“Besnikëria ime ndaj klubit nuk mund të vihet në pikëpyetje. Besiktasi është një përgjegjësi për mua, dashuria juaj dhe mbështetja gjithmonë kanë qenë motivimi im më i madh”, ka thënë Delibas.

Kjo nuk është hera e parë që Besiktasi përfshihet në incidente të tilla, pasi më herët këtë sezon ata kishin ndërprerë bashkëpunimin me pesë lojtarë, në mesin e tyre me Eric Bailly dhe Vincent Aboubakar./Telegrafi/