LAJMI I FUNDIT:

Senatorja amerikane: Radoiçiq duhet të dërgohet në burg, Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë për arrestimin e tij

Senatorja amerikane: Radoiçiq duhet të dërgohet në burg, Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë për arrestimin e tij

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka thënë se Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të dërgohet në burg.

Këto komente senatorja amerikane i bëri në Mynih, pas takimeve që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Shaheen, ka thënë se Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për agresionin serb ndaj Kosovës.


“Kam pasur rastin të takohem me presidentin Vuçiq sot në mëngjes, jam takuar me kryeministrin Kurti dje dhe një nga gjërat që mendoj se duhet të ndodhë është që duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta fusin në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator, ka pranuar vrasjet dhe tani duhet të mbahet përgjegjës për këtë, dhe Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se INTERPOL-i tashmë ka lëshuar urdhërarrest për personat e dyshuar që morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Sveçla ka thënë se mirëpret njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL-it se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori