LAJMI I FUNDIT:

Mëngjeset e ftohta, gjatë ditës mot me diell

Mëngjeset e ftohta, gjatë ditës mot me diell

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira si dhe acar.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13 gradë, njofton MeteoKosova.


Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h. /Telegrafi/